E pazakontë! Ishin në lidhje për 6 vjet, vajza zbulon se i dashuri është vëllai i saj biologjik

Historia e një vajze dhe një djali ka tronditur së fundmi opinionin publik.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një vajzë ka zbuluar se djali me të cilin kishte 6 vite lidhje me të ishte vëllai i saj biologjik.

Përdoruesja e Reddit(rrjet social) ka treguar se si e zbuloi se partneri i saj me të cilin ishte prej 6 vitesh në lidhje ishte vëllai i saj biologjik.

Në postim e saj ajo tregoi se ka qenë e birësuar nga një familje, por këtë gjë e mori vesh kur ishte në shkollë të mesme.

Ajo aktualisht është 30-vjeç, ndërsa djali i i cili është vëllai biologjik është 32-vjeç.

 “Sapo mora vesh se djali me të cilin jam lidhur prej gjashtë vitesh është vëllai im biologjik. Unë jam 30 vjeç dhe vëllai im është 32, por në postim do ta quaj i dashuri im. Ndihem çuditshëm për këtë. Unë u birësova kur isha foshnjë, por nuk e dija deri sa isha në shkollë të mesme.

Lidhja jonë ishte dhe është e mahnitshme. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë shpejt. Nuk kam takuar kurrë një person tjetër me të cilin të ndjej kaq shumë tërheqje dhe intimitet, shkruajnë mediat. 

Siç mund të kuptohet, duke qenë se kanë kaq kohë bashkë e kanë konsumuar lidhjen dhe të dy kanë takuar familjet e njëri-tjetrit."- tha ajo. 

Vajza ka thënë se fëmija nuk ishte në planet e tyre imediate, pasi mund të kishte lindur me një problem të rëndë shëndetësor.

Si e mori vesh që djali që dashuronte ishte vëllai i saj?

Në rrëfimin e saj, tha se këtë e mori vesh në momentin që bëri një test ADN-je për të zbuluar prejardhjen e saj.

“Isha e emocionuar duke pritur rezultatin, por pashë që jemi vëllezër. Unë u trondita. Sapo e mora vesh dhe ende nuk ia kam thënë”, duke shtuar se nuk mund ta shohë si vëlla. Ne kemi një shtëpi bashkë, jetojmë një jetë komode. Shpresoj që ky test të jetë i gabuar në fund të fundit, do të bëj një të ri së shpejti, por ende jam në panik. Unë ende e shoh atë si dashurinë e jetës sime ”, tha ajo.