VIDEO/ Ishin në një moment intim, banditët nxjerrin lakuriq çiftin dhe vjedhin makinën

Një çift që po kryente marrëdhënie seksuale në sediljen e pasme të makinës së tyre pati një ndërprerje fatkeqe kur një grup banditësh i grabitën makinën dhe i hodhën lakuriq në rrugë.

Ngjarja ështe regjistruar në Brazil më 17 gusht, kur makina ishte e parkuar në një rrugë të qetë.

Tre burra shihen duke iu afruar makinës nga pjesa e pasme në atë që duket të jetë një rrugë e ndriçuar mirë.

Ata hapin me forcë dyert e makinës dhe nxorrën çiftin me dhunë. Një krah zgjatet nga brenda makinës në përpjekje për të tërhequr derën e mbyllur më kot dhe për të mbajtur grabitësit jashtë.

Çifti i tronditur del nga dera e pasagjerit të makinës krejtësisht lakuriq. Grabitësit pas kësaj marrin makinën dhe lënë çiftin lakuriq në këmbë.