Putin e refuzon dhe të vdekur, i mohon Gorbachev funeralin shtetëror, vetë nuk merr pjesë
Ndryshe nga Stalini, Lenini dhe Jelsin, Mikhail Gorbachev, do të përcillet për në banesën e fundit pa një funeral shtetëror. Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, ia ka mohuar atij një nder të tillë, pasi nuk ia fal reformat e perestrojkës që sollën shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Vetë refuzon ti japë lamtmirën, e i ka dhënë vetëm një roje nderi në ceremoninë publike.
Ruset i japin lamtumirën e fundit Presidentit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev.
Por Presidenti Putin refuzoi funeralin e tij duke mos ja falur Gorbachovit dështimin për të parandaluar rënien e perandorisë sovjetike.
Ndryshe nga nderimet e plota shtetërore që iu bënë Boris Jelcinit kur vdiq në 2007, për Gorbachevin s'ka ditë zie.
Putin nuk e shpalli një të tillë. Shefit të Kremlinit iu deshën më shumë se 15 orë pas vdekjes së Mikhail Gorbachev për të publikuar një mesazh të përmbajtur ngushëllimi për të, ndërsa të enjten i dha lamtumirën pa ceremoni shtetërore, duke vendosur trëndafila të kuq pranë arkivolit.
Putin e ka quatjur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si "katastrofën më tëmadhe gjeopolitike të shekullit të 20-të" dhe këtë nuk ja fali kurrë burrit të reformave të "perestrojkës" .
Për pasojë Mikhail Gorbachev do të varroset të shtunën në një ceremoni publike, vetëm me një roje nderi ushtarake, në Sallën e Kolonave të Moskës, sallë e përcolli udhëheqësit sovjetikë Vladimir Lenin, Josef Stalin dhe Leonid Brezhnev me ceremoni madhështore.
Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë duket se synon të kthejë të paktën pjesërisht rënien e Bashkimit Sovjetik që Mikhail Gorbachev nuk arriti ta parandalonte në vitin 1991.
