Biden: Duhet të ruhemi nga Trump
Presidenti, Joe Biden, deklaron se ideologjia e Trump kërcënon demokracinë amerikane. Retorika mes kampeve është ashpërsuar me afrimin e zgjedhjeve të mesmandatit. Lideri i republikanëve në Kongres thotë se Biden po godet shpirtin e Amerikës.
Presidenti Biden i cileson mbështetësit e agjendës së Donald Trump "Make America Great Again" si një kërcënim për demokracinë.
“Maga është e vendosur ta kthejnë këtë vend prapa”, tha shefi i shtëpisë së bardhë në një fjalim në Pensilvani.
Ndërkohë lideri i republikanëve në Kongres, Kevin McCarthy, tha se Biden ka "plagosur rëndë shpirtin e Amerikës".
Sipas kongresmenit nga Kalifornia, Presidenti "ka zgjedhur të përçajë, të poshtërojë dhe të përçmojë bashkëkombësit amerikanë".
Ashpërsia e toneve mes demokratëve dhe republikanëve në Shtetet e Bashkuara, vjen dy muaj përpara zgjedhjeve afatmesme, të cilat do të vendosin balancën e pushtetit në Uashington.
Presidenti Biden tha se nuk po dënonte 74 milionë amerikanët që votuan për zotin Trump dy vjet më parë por vetëm mbështetësit fanatikë të "Make America Great Again"Maga".
Sipas Biden, “Partia Republikane sot është e dominuar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trump dhe republikanët Maga, dhe ky është një kërcënim për këtë vend”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë kujtoi gjithashtu skenat në Kapitol gjatë trazirave kur Tramp humbi zgjedhjet dhe tha se "ne i thamë vetes se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është. Ne duhet ta mbrojmë atë. Secili prej nesh."
Fjalimi i tij u ndërpre dy herë nga e rënia e borive dhe Biden e trajtoi këtë incident si shenjë të demokracisë, duke i dhënë të drejtë revoltuesve.
Presidenti, që erdhi në detyrë duke u zotuar për të bashkuar vendin, së fundmi ka mprehur retorikën e tij kundër mbështetësve të Trump.
Javën e kaluar Biden i quajti republikanët "ekstremë" me idologji "gjysmë-fashiste".

