Vuçiç në Open Balkan: Të flasim në një zë! Marrëveshja për tregtimin e mallrave e rëndësishme për biznesin

Samiti i Open Ballkan ka nisur sot në Beograd si pjesë e bashkëpunimit dhe partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e tij janë presidenti serb Vuçiç, kryeministri Rama, dhe kryeministri maqedonas Kovaçevski.

Në fjalën e tij që çeli dhe samitin, presidenti serb Aleksander Vuçiç bëri thirrje për firmosjendhe dakordësimit të marrëveshjes së tregtimit të lirë të mallrave mes vendeve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Duhet që të flasim me një zë të vetëm në rajon kur vjen fjala në çështje të rëndësishme të vendeve tona dhe të rajonit në përgjithësi.

Ecuria që kemi patur deri tani nuk është e vogël. Jemi të kënaqur. Më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra ushqimore, Qafë Thanë e Tabanucë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes.

Autoritet do të bëjnë përpjekje për të ulur kohët e pritjes në këto pika kufitare.

Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor.

Cili nga vendet tona merr vendim të ndalë eksportimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, nëse e bën Serbia apo Shqipëria dhe Maqedonia nuk do ndikojë në vendet e tjera.

Plani operativ për mbrojtjen civile mbështetet në një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar për situatata e emergjencës në korrik të 2021 dhe ideja specifike që ishte e Edi Ramës është memorandumi i mirëkuptimit në fushën e autoriteteve vizuale dhe kinematografike si pjesë e bashkëpunimit në kulturë për të patur një fond bashkëprodhimit të Ballkanit perëndimor.

Edhe lëvizja me dokumentet e identitetit është një tjetër gur kyç i kësaj nisme në Ballkanin Perëndimor," tha ai ndër të tjera.