Gjeta: S’ka rrezik për konflikt në Kosovë, favor për Serbinë në shqiptarët janë të përçarë
Politologu Altin Gjeta është shprehur se nuk ka ndonjë rrezik për një konflikt në Kosovë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Gjeta tha se me retorikën e përdorur nuk ka për qëllim që të ndez një konflikt në Kosovë pasi nuk është në interes të tij.
Altin Gjeta: Nuk ka ndonjë rrezik real për konflikt në Kosovë, për shkak se Kosova ende është në një mandate ndërkombëtar mbrojtje me KFOR dhe Forcat e NATO-së, por dhe retorika e Vuçiç nuk është në funksion të ndezjes së një konflikti sepse është politikan dhe lideri më i painteresuar për të ndezur një konflikt tjetër.
Sipas Gjetës, Serbia ka kultivuar një politikë përçarëse mes shqiptarëve, pasi në këtë mënyrë faktori serb në rajon është më i fortë.
Altin Gjeta: Mendoj se Serbia ka kultivuar me kujdes një politikë përçarëse mes shqiptarëve sepse është në interesin e Serbisë dhe serbëve në rajon. Sa më të përçarë të jenë shqiptarët, aq më e fortë është Serbia dhe aq më e fortë është faktori serb në rajon. Në rastin e “Ballkanit të Hapur” Shqipëria duhet të ishte më e kujdesshme, dhe të konsideronte Kosovën në momentin që vendosi për t’iu bashkuar kësaj nisme.
