Drama e një 29-vjeçareje, burri i saj është dënuar 8 herë për dhunë ndaj saj dhe është i lirë
Për herë të 8-të një burrë në Selanik dënohet për keqtrajtim të gruas, por vazhdon të jetë i lirë.
Për rastin e dhunës në familje në Selanik, këtë të enjte (1 shtator), Gjykata Autonome Njëanëtarëshe e Kundravajtjeve e dënoi burrin me një vit burg.
Gjykata tha se ai duhet të vuajë dënimin, por edhe ky dënim si shtatë dënimet e mëparshme, ka natyrë pezulluese, për shkak të ankimimit të bërë nga ana e të akuzuarit.
BE: Zbatimi i marrëveshjes për dokumentet, hap pozitiv
1 Shtator, 19:03
Gruaja e tij 29-vjeçare e larguar lëshoi një thirrje dëshpëruese në Gjykatën Penale Njëanëtarëshe të Selanikut, pasi u ankua se e kishte rrahur më 19 gusht në një park, pavarësisht se ishin marrë masa sigurie që ai të mos iu afro asaj.
“Ju lutem bëni diçka për të më mbrojtur, unë mund të jem viktima e radhës”, tha 29-vjeçarja.
Pas episodit të fundit, 29-vjeçarja ka ngritur padi ndaj tij dhe autori është kontrolluar nga autoritetet policore, por nuk është gjetur për tu arrestuar.

