Trageti me 300 pasagjerë përfshihet nga flakët në brigjet suedeze

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në brigjet suedeze ku një traget me 300 persona ka marrë flakë, thanë autoritetet portuale.

"Një zjarr ka shpërthyer në garazh," tha Jonas Franzen, një zëdhënës i autoriteteve portuale suedeze për AFP, duke shtuar se tre helikopterë dhe shtatë varka ishin dërguar në vendngjarje dhe se evakuimi i anijes kishte filluar.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar dhe shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.

“Zjarri është nën kontroll”, tha për AFP një tjetër zëdhënëse, Lisa Mjorning.

Anija Stena Scandica ndodhej në ishullin Gotska Sandon, në juglindje të autoriteteve suedeze.