La gruan në gjumë në muajin e mjaltit për të vizituar një prostitutë, arrestohet 34-vjeçari
Një burrë nga Florida u arrestua në muajin e mjaltit pasi la gruan e tij në gjumë për të shkuar të takonte një punonjëse seksi.
Paul Turovsky, 34 vjeç, doli fshehurazi nga dhoma e tij e hotelit në Tampa , ku gruaja e tij po flinte për të takuar një prostitutë që kishte gjetur në internet.
Megjithatë, kur ai mbërriti në hotelin Hyatt ku kishte rregulluar të takonte prostitutën, ai u arrestua nga policia lokale gjatë një operacioni.
Zyra e Sherifit të Qarkut Hillsborough konfirmoi se Turovksy iu përgjigj një reklame dhe pranoi të takonte oficerin e kamufluar për të paguar për seks. Ai u vu në pranga me të mbërritur në hotel.
Sipas raportit të arrestimit, Turovsky është një menaxher biznesi i vetëpunësuar nga Fort Myers.
Aktualisht nuk dihet nëse Turovsky është akoma i martuar apo jo.
