Elon Musk premton internet të shpejtë për të gjithë me satelitët Starlink: Projekti nis këtë vit
Elon Musk njihet për njoftimet e tij bombastike.
Nga skena e Boca Chica në Teksas, ku ishte baza hapësinore e tij SpaceX, sipërmarrësi njoftoi se ka bashkëpunuar me TMobile, një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në botë, për një projekt në shkallë globale.
Musk ka premtuar për vitet e ardhshme lidhje të shpejtë në internet për të gjithë, që mund të kenë qasje lehtësisht edhe në zonat më të paarritshme të planetit.
Musk u shfaq në skenën e Boca Chica së bashku me Mike Sievert, CEO i TMobile US.
I veshur me një bluzë të thjeshtë me mbishkrimin "Occupy Mars", sipërmarrësi tha se nuk do të ketë më nevojë për kabllo nëntokësore për lidhjen e internetit.
Përmes satelitëve Starlink të dërguar në hapësirë, SpaceX dhe TMobile do të garantojnë lidhje të drejtpërdrejtë me telefonat celularë, duke anashkaluar serverët.
