Momenti i frikshëm: Një burrë tenton të rrëmbejë një vajzë 6-vjeçare, kapet nga kamera
Një kamera kapi momentin e tmerrshëm kur një burrë tentoi të rrëmbejë një vajzë gjashtë vjeçare.
Ken'Adi Nash po nxirrte koshat përpara shtëpisë së saj në Hamilton, Ohio të mërkurën (24 gusht) kur një i huaj e kapi nga krahu dhe u përpoq ta tërhiqte zvarrë.
Për fat të mirë, vajza gjashtë vjeçare ishte në gjendje të bërtiste me zë të lartë dhe të shkëputej nga duart e tij, duke e bërë burrin të largohej. Ngjarja u kap në kamera.
33-vjeçari Deric McPherson i dyshuar për rrëmbim në tentativë u kap më vonë nga policia kur babai i vajzës hipi në makinën dhe e ndoqi atë.
Ricky Nash vrapoi pas rrëmbyesit të dyshuar dhe thirri policinë, e cila u shfaq shpejt dhe i vuri prangat McPherson.
33-vjeçari është akuzuar për rrëmbim dhe imponim seksual të rëndë, dhe është dërguar në burg për të pritur një datë gjyqësore.
