Gruaja indiane i pret penisin të dashurit pasi tentoi të përdhunonte vajzën e saj të mitur

Një grua në Indi i preu organet gjenitale të dashurit të saj pasi pretendoi se e kishte kapur atë duke tentuar të përdhunonte vajzën e saj 14-vjeçare.

Gruaja, 36 vjeçe, jetonte me të dashurin e saj për dy vjet pas ndarjes nga një bashkëshort alkoolik.

Ajo u kthye në shtëpi pas një dite pune në një fermë dhe tha se e kapi të dashurin e saj "në flagrancë".

“Ai madje më sulmoi teksa po përpiqesha të shpëtoja vajzën time, kështu që unë solla një thikë nga kuzhina dhe ia preva pjesët intime për t'i dhënë një mësim. Nuk jam penduar për atë që kam bërë.” – tha gruaja.

I akuzuari 32-vjeçar është dënuar sipas nenit 376 të përdhunimit të KPP-së dhe aktit POCSO.

Meqenëse gjendja e tij ishte kritike, ai u dërgua në spital për trajtim.