Censura e Facebookut për Hunter Biden, Zuckerberg: Na erdhi FBI-ja e na kërkoi të jemi të kujdesshëm
Lap Topi i humbur i Hunter Bidenit, djalit të presidentit, ka ardhur sërish në vëmendje. Këtë radhë mbi artikujt për materialet që përmban. Zuckerberg, shefi i Facebookut, tha në një intervistë se shumë historia rreth lap topit janë censuruar për shkak se FBI-ja porositi të ruheshim se rusët ishin prapa një fushate dezinformimi.
Një lap top do të kthehej në temë qendrore në zgjedhjet e shkuara në Amerikë. Për republikanët ai mbante brenda material të rëndësishme që rrënonin kandidatin Biden, ndërsa për demokratët ishte më shumë një fake news, se diçka reale.
Sipas medieve amerikane, djali i Bidenit kishte harruar lap topin e tij në një dyqan dhe më pas emailet e tij ishin marrë nga një person i tretë.
Historia bëri zhurmë dhe pati artikuj të shumtë nëpër gazeta dhe portale. Por në mediet sociale pati pak qarkullim të këtyre artikujve.
Mark Zuckerberg, shefi i Facebookut, në një intervistë të tijën tha se FBI-ja kishte mbërritur në zyrat e Facebookut dhe kishte kërkuar të tregoheshin të kujdesshëm sepse kishte shumë ndërhyrje ruse.
Zuckerberg tha se FBI-ja nuk erdhi për çështjen e lap topit, por për të paralajmëruar në përgjithësi për fushatën presidenciale dhe mundësinë e një ndërhyrjeje ruse me dezinformim.
Tema e lap topit vijon ende sot, ku, herë pas here, dalin materiale që thuhet se i përkasin djalit të Bidenit. Ka pasur foto dhe video erotike të djalit të presidentit, por ato për të cilat pretendojnë trumpistët se ka pasur ndërhyrje që Hunteri të përdorej si lobist që disa të pasur ukrainas të takoheshin me zv.presidentin asokohe, Biden.
“Kjo është një çështje e nxehtë politike, - tha Zuckerberg, - dhe s’më takon mua të bëhem pjesë, sepse unë kam një platformë që ka si qëllim kryesor lidhjen e njerëzve anekënd botës.”
