I PAMPOSHTURI / Ndeshja Florian Marku vs Parra Ramirez

Florian Marku kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez për gjerdanin WBC Silver. Ndeshja u mbajt në “Air Albania Stadium” dhe "Sky Sport" e ka përcjellë live në facebook (Video poshte).
I pandalshëm Marku fitoi ndaj meksikanit me vendim unanim. Boksieri shqiptar i peshave super të lehta fitoi një gjerdan në Tiranë dhe bëhet fjalë për WBC silver që i hap rrugën për sfidë të tjera më të rëndësishme.
Marku, përpara mijëra të pranishmëve në “Air Albania Stadium” arriti të dominonte meksikanin Miguel Parra Ramirez.
Dueli nisi vrullshëm me shqiptarin që kërkoi të sulmonte që në grushtimet e para por Parra rezistoi me u kundërpërgjigj në kohë edhe pse dukshëm në disavantazh. Raundet 4 dhe 5 u ndezën ku Ramirez nuk lëshoi terren duke fituar të katërtin ndërsa në të pestin e bëri betejën më të hapur.
Raundi i shtatë tronditi shqiptarin kuqezi me një nokdaun por më pasi ai rikuperoi terren duke fituar tre raundet pasardhës. Vendim unanim nga gjyqtarët qe i vendosën në mes gjerdanin WBC silver.
Rekordi i Markut është i jashtëzakonshëm, pasi ai është i pamposhtur në karrierën e tij në boks.
Në 13 ndeshje të zhvilluara të tij, ai ka 12 fitore dhe një barazim, ku 7 prej tyre kanë ardhur me “knock-out.
Në krahun tjetër, meksikani Parra numëronte 25 ndeshje me 21 fitore nga të cilat 3 humbje dhe 1 barazim.
