Rama nis “shfrytëzimin” e sportistëve, nesër pret Florian Markun si Luiza Gegën: Jeni të mirëpritur!

Duket se kryeministri Rama do të kthejë në një traditë pritjen e sportistëve shqiptarë që korrin suksese në fushat e tyre përkatëse.

Pas Luiza Gegës që mori medalje ari në garën 3000 metra me pengesa, Rama lajmëron se nesër më 27 do të pritet edhe boksieri Florian Marku me nderime në bulevard.

Rama: Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur.