Sadio Mane i falënderon punonjësit e Liverpoolit me…çokollata

150 pako çokollata për t’i falënderuar. Sadio Mane ka menduar për nga një dhuratë simbolike për çdo punonjës të klubit të Liverpool si mënyrë falënderimi për bashkëpunimin 6-vjeçar.

Çdo pako çokollatë kishte në brendësi një foto të lojtarit që u transferua këtë verë në Mynih te Bayerni për rreth 50 milionë dhe deri tani ka shënuar dy gola.

Që nga punonjësit e pastrimit dhe deri tek rojet e sigurisë, të gjithëve iu dorëzua pakoja simbolike ndërsa tabloidet britanike zbulojnë se jo të gjithë punonjësit kanë ngelur të kënaqur nga dhurata modeste e senegalezit.

Në brendësi të çdo pakoje shkruhet motoja e klubit “You’ll Never Walk Alone”. Mane ka fituar 6 trofe me Liverpool, një Premier League, një Champions dhe Europa League e UEFA Super Cup, FA dhe Carabao Cup.