Liz Cheney humbet në primaret e Wyoming, akuzon Trump
Votuesit në shtetin amerikan të Wyoming kanë rrëzuar ne zgjedhjet paraprake kongresmenen Liz Cheney, një nga kritiket më të forta republikane ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Vajza e ish-zëvendëspresidentit Dick Cheney, u mund nga një kandidate e sapoardhur në politike, Harriet Hageman. Cheney ishte një nga dy anëtarët e vetëm të Partisë Republikane që iu bashkua komitetit të Kongresit për hetimin e Trump dhe e sulmoi ish shefin e Shtëpisë së Bardhë për trazirat ne Kapitol.
Kongresmenia me tre mandate ishte dikur një yll republikan në rritje.
Në fjalimin e saj zonja Cheney bëri të qartë se nuk do të hiqte dorë nga kritikat e saj ndaj Trump, i cili ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në 2024.
“Unë kam thënë që nga trazirat e vitit të kaluar në Kapitol, më 6 janar, se do të bëj gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Donald Trump të mos jetë më kurrë pranë Zyrës Ovale, dhe e kam parasysh këtë”, tha ajo.
"Shtetet e Bashkuara nuk mund të qeverisen nga një turmë në mediat sociale" tha Cheney në fjalimin e saj në Wyoming pas humbjes dhe akuzoi Trump për publikimin e emrave të agjentëve të FBI-së që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Florida. “E bëri me qëllim dhe keqdashje”, sulmoi ajo.
Cheney më pas citoi Abraham Lincoln i cili humbi zgjedhjet e Kongresit, por më pas "fitoi më të rëndësishmet". “Tani fillon puna e vërtetë”, tha deputetja, duke cituar fjalët e ish-presidentit amerikan.
Ish presidenti tha: "Liz Cheney duhet të ketë turp për veten, mënyrën se si veproi, dhe fjalët dhe veprimet e saj të neveritshme ndaj të tjerëve.
"Tani ajo më në fund mund të zhduket në thellësitë e harresës politike, ku, jam i sigurt, do të jetë shumë më e lumtur se sa është tani", shkruan Trump ne social Truth.
Zgjedhjet paraprake në Wyoming këtë herë terhoqen vemendjen e medias pasi shihen si një provë per mbeshtetjen ndaj Donald Trump. Deri tani katër nga kritiket e Trump janë mundur nga kandidatët e tij të zgjedhur në votimet paraprake në shtetet e Uajoming, Uashington, Miçigan dhe ne Karolinën e Jugut.
Zgjedhjet paraprake republikane jane shnderruar në beteja të hidhura në të cilat besnikëria ndaj ish-Presidentit eshte faktori qendror.
