VIDEO/ 25 mln euro bëhen hi, digjet jahti luksoz, kishte pak muaj që u ble


Një jaht me vlerë 25 milionë euro është përfshirë nga flakët në ishullin Formentera në Detin Mesdhe.

Fatmirësisht ekuipazhi dhe turistët kanë arritur të shpëtohen nga flakët që përfshinë jahtin 44 metra të gjatë dhe që ishte në brigjet e ishullit të famshëm spajoll që frekuentohet nga shumë vipa.

Incidenti u shënua më 11 gusht. Sipas autoriteteve 7 anëtarët e ekuipazhit dhe 9 pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Yahti ka qenë duke ecur kur ka shpërthyer zjarri që ka shkatërruar mjetin luksoz lundrues i cili kishte dalë në det pikërisht në prill të këtij viti.

Një hetim do të zbulojë shkaqet e zjarrit që shpëthyen pasditen e 11 gushtit ndërkohë që kahti do të vendoset në Iziba