Hapet muzeu i parë LGBTI+, “Queer Britain” në Londër: Udhëtimi i homoseksualëve drejt barazisë

Muzeu i parë LGBTI+ në Londër, vjen me një ekspozitë inauguruese që përkon me 50-vjetorin e paradës së parë të Krenarisë në Londër në 1972. Ky muze pasqyron udhëtimin e ngadaltë të homoseksualëve të Britanisë drejt barazisë, gjatë shekullit të kaluar.

“Queer Britain” është muzeu i parë LGBTI+ në Britaninë e Madhe.

I vendosur në kryeqytetin britanik, pranë stacionit “King's Cross”, ai i bashkohet një rrjeti ndërkombëtar arkivash dhe institucionesh si Muzeu “Schwules” në Berlin dhe Muzeu Amerikan që pritet të hapet në Nju Jork në vitin 2026.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Drejtori i Muzeut, Joseph Galliano, tregon një derë të rëndë lisi në sallën kryesore të ekspozitës inauguruese.

Është dera e qelisë ku Oscar Wilde kaloi dy vjet të jetës së tij (1895-97), i burgosur për krimin e sodomisë, një eufemizëm për homoseksualitetin, i cili ishte rreptësisht i ndaluar dhe i ndjekur ashpër nga kodi penal i asaj kohe.

Ekspozita e parë e muzeut, e cila është falas, feston 50 vjet nga parada e parë e Krenarisë në Londër në 1972.

Muret prezantojnë relike politike që përshkruajnë luftën për të drejtat LGBTI+ në Britani dhe shënime nga takimi i parë parlamentar për AIDS-in dhe pankarta nga Trans+ i këtij viti “Parada e krenarisë”, e mbajtur 10 ditë para hapjes së ekspozitës.

Galliano donte që muzeu të përfaqësonte përvoja të ndryshme “queer”, pra të gjithë komunitetin.

“Në muajt e parë, nuk ishte e pazakontë që dikush të hynte këtu dhe të shpërthente në lot. Një pjesë e madhe e historisë së njerëzve LGBTI+ ka të bëjë me heshtjen, turpin dhe fshehjen. Për ne, kjo do të thotë: ne jemi këtu dhe historitë tona meritojnë të tregohen."

“Queer Britania”, e udhëhequr nga Galliano, një ish-redaktor i revistës “Gay Times” pasqyron udhëtimin e ngadaltë të homoseksualëve të Britanisë drejt barazisë, gjatë shekullit të kaluar.

Hapet muzeu i parë LGBTI+, “Queer Britain” në Londër: