Trump nuk dorëzohet: Të publikohen dokumentet që çuan në bastisjen e shtëpisë sime

Publikimi i urdhrit që çoi në mësymjen e shtëpisë së Donald Trump, i cili pretendohet se mund të ndikojë në zgjedhjet e 2024 nuk e ka trembur republikanin. Ai i bën thirrje autoriteteve që të publikojnë menjëherë dokumentet edhe pse aty mund të ketë informacione tepër të ndjeshme. 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që të publikohet sa më shpejt urdhri i FBI-së për mësymjen e agjentëve në rezidencën e tij në Florida.

Thirrja e ish-presidentit erdhi disa orë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë kërkoi nga gjykata publikimin e urdhrit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Merrick Garlan tha se kërkesa u bë për shkak të interesti të lartë të publikut.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale republikani shkroi se nuk e kundërshton publikimin e dokumenteve.

"Unë jo vetëm që nuk e kundërshtoj publikimin e dokumenteve, por unë bë një hap më tej duke i inkurajuar autoritetet që t’i publikojnë menjëherë këto dokumente. Publikoni dokumentet menjëherë!" tha ai.

76-vjeçari ripërsëriti komentet e tij duke e quajtur mësymjen e FBI-së në shtëpinë e tij si të pajustifikueshme dhe të panevojshme.

Gjykata e Floridas do të vendosë nëse do të publikojë urdhrin e bastisjes së shtëpisë të Trump, megjithëse publikimi i tyre mund të nxirrte informacione lidhur me pretendimet që FBI ka për trajtimin e dokumenteve konfidenciale qeveritare nga ana e 76-vjeçarit, ndërsa ai përgatitet për të garuar sërish në 2024.

Mësymja e FBI-së të hënën ishte bastisja e parë në historinë e SHBA-ve në shtëpinë e ndonjë ish-presidenti.

Trump dhe republikanë të tjerë kanë kritikuar këtë vendim të FBI-së dhe kanë thënë se është i motivuar politikisht.

Ata kanë shkuar edhe më tej duke e akuzuar FBI-në si një armë të Shtëpisë së Bardhë për sa kohë që ata nuk kanë bastisur shtëpinë e djalit të presidentit Biden, Hunterit të cilit iu publikuan video me lëndë narkotike, prostituta dhe dokumente që tregojnë hapur evazione fiskale.