“Durrësi dhe me një vesë të lehtë përmbytet”, Meta: Janë bërë investime për të vjedhur
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës u shpreh se në Durrës janë bërë investime për të vjedhur dhe ky vend është viktimë e abuzimit.
Sipas tij Durrësi dhe me një vesë të lehtë përmbytet.
Gjithashtu ai tha se janë se dhe sa u përket bizneseve pekziston monopoli prej ndikimit të qeverisë.
Ilir Meta: Durrësi dhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh dhe pse janë bërë gjoja investime. Se janë bërë investime për të vjedhur. Durrësi është një viktimë e madhe e këtij abuzimi. Durrësi me këtë potencial dhe këto resurse të jashtëzakonshme është në këtë situatë sa i takon investimeve të huaja. Pse kushton më shumë një pjatë peshk në Durrës se në Kosovë. Se janë interesat të mbyllura, të lidhura me qeverinë që i ndryshojnë lidhjet për të pasur monopolin në këtë fushë. Janë kërcënim dhe për fabrikat e përpunimit të peshkut se me këtë situatë monopol është e pamundur të negociohen kuotat me BE kjo ekonomi e mbyllur ekonomi monopol kanë sjellë këtë situatë.