Disa vatra zjarri në Tragjas të Vlorës

Prej orëve të mesditës disa vatra zjarri janë evidentuar në fshatin Tragjas në Vlorë.

Situata është përkeqësuar ndërsa zjarri është përhapur në një sipërfaqe më të madhe.

Në zonë ndodhen 13 efektivë dhe tre makina zjarrfikëse.