Me kamion drejt Anglisë, përfundon ëndrra për familjen shqiptare, i zbulon qeni në Holandë
Një familje nga Shqipëria e cila ishte nisur në mënyrë ilegale drejt Anglisë nuk ka arritur ta realizojë ëndërrën e saj.
Ata u kapën në trailerin e një kamioni mbrëmjen e djeshme ( 10 gusht 2022) në Hoek van Holland.
Sakaq autoritetet policore në Mbretërinë e Holandës Marechaussee arrestuan shoferin e kamionit një 32-vjeçar nga Polonia për kontrabandë njerëzish.
Gjatë kontrollit të daljes, qeni i migracionit Marechaussee trokiti në rimorkio. Kur u hap, rezultoi se dy burra dhe një grua ishin fshehur aty. Në një batanije ishte edhe një vajzë 4-vjeçare.
Protestat e dhunshme që po marrin jetë në Sierra Leone
11 Gusht, 17:08
Aktualisht emigrantët shqiptarë janë ndaluar nga zyrat e emigracionit ku po ju nënshtrohen rregullave të vendit në fjalë. Lajmi u raportua nga wos.nl ku bën me dije se Marechaussee është duke hetuar më tej rastin.


