Meta: Në shtator qeveri teknike. Në vjeshtë pa Ramën, Tirana, prioritet i prioriteteve të mija
Ish presidentit Ilir Meta bën parashikimin optimist për opozitën, duke përlajmëruar rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ngritjen e një qeverie teknike në shtator të këtij viti. Ndërsa akuzon ish aleatin e tij se me një politike antikombëtare ka manipuluar dosjen e ish-sigurimit të shtetit për të goditur Ilir Metën në kohën që mbante detyren e Kreut të Shtetit.
Në mes të gushtit, Ilir Meta paralajmëron që në shtator do të ketë ndryshime të mëdha në drejtimin e vendit, një skenar optimist që do të faktorizonte opozitën.
Kryetari i Partisë së Lirisë pretendon se bashkë me popullin e tij të dy viteve më parë do të largojë Edi Ramën nga qeveria dhe do të përsëritet sërish qeveria teknike.
"Referendumi do të jetë Shpata e Demokleut jo vetëm ndaj kësaj qeverie që është e ikur por e çdo qeverie që do të guxojë të sillet sa 1/1000 e kësaj qeverie. Në shtator kemi punë të tjera do të punojmë për një qeveri teknike"
Meta akuzon drejtpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama se ka manipuluar dosjen e I.M për të goditur atë, që në kohën që mbante detyrën e Kreut të Shtetit.
"Në kohën që Ilir Meta ka qenë president dhe të gjitha atributet që ka ky pozicion, shefi i i Tao Taos ka urdhëruar dhe garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të sigurimit të shtetit M.L, I dalluar si poliagjent dhe një ish –shiksi A.H, se nuk po I përmend emrat për momentin që në bashkëpunim me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë shumë të qartë e të trashë, dosjen e qytetarit F.T që është dhe shtetas amerikan. Nëse nuk tronditet apo tromakset Lindita e Parlamentit tonë nga këto historitë me I.M do të habiten kongresmenët amerikanë. "
Por ai i jep një Këshillë shefit të qeverisë që të mos ndërmarrë veprime për të çuar vendin në përplasje apo për të fshehur gjurmët e dosjeve të ish-sigurimit.
"Të heqi nga mendja që do të nxisë ndonjë konflikt e do të bëjë ndonjë lojë sic donte të bënte 8 qershor bashkë me shokun tjetër në mënyrë që të digjen zyrat e shtetit dhe të justifikohet djegia e arkivave”
Ilir Meta pranon që me ish aletatin e tij, Edi Ramën është treguar tolerant, por tanimë, sipas tij ka ardhur koha për të “paguar” gabimet e së shkuarës.
Ai ka kaluar jo vetëm vijat e kuqe në raport me Kushtetutën, interesin publik, kombëtar dhe në raportet njerëzore personale me kundërshtarët por ka kaluar dhe vijat e zeza dhe çdo njeri që ka një foto me Ramën do ta ketë për turp dhe jam e sigurtë që do ta grisin. Me Ilir Metën këto lojra nuk shkojnë. Ilir Meta I di gabimet e tij dhe ka bërë gabim që është treguar shumë tolerant me këta mostra. Por kjo çështje do zgjidhet një herë e përgjithmonë”
Ish Presidenti tregon se Tirana është prioritet i tij, por pa dhënë përgjigjen përfundimtare nësë kryeqyteti mundtë jetë bashkia që e josh Ilir Metën për zgjedhjet vendore.

