U prezantuan si Antidroga, policët e rremë grabitën çantën me euro dhe biçikletën, lihen në burg

Sebastian Ogici 19 vjeç si dhe Ruzhdi Thano 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohen se 3 ditë më parë nëpërmjet kërcënimit të armës kanë grabitur një shumë prej 1450 eurosh.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 të rinjtë, të cilët akuzohen se i kanë grabitur një personi shumën prej 1450 eurosh 2 ditë më parë në Tiranë.

Deri në përfundim të hetimeve në burg do qëndrojnë Sebastian Ogici 19 vjeç si dhe shtetasi Ruzhdi Thano 23 vjeç, të dy banues në Tiranë të akuzuar për një sërë veprash penale.

Po ashtu si bashkëpuntor janë shpallur në kërkim Marjus Fejzulla dhe Elvis Sejdo.

Nga dosja hetimore rezulton së ata kishin informacione për një person të identifikuar si sirian, i cili kishte para dhe për ketë kishin bërë planin për ta grabitur.

Teksa prisnin të dilte nga banesa tek Komuna e Parisit  objektivi i tyre, ka kaluar një person i njohur me të, i identifikuar me inicialet A.D.

Grupi i të rinjve të armatosur nën kërcënimin e armës e kanë detyruar që t’i çonte tek banesa e objektivit të kësaj grabitje.

Kur kanë shkuar në banesën e presë së tyre, personit të identifkuar në dosjen hetimore si siriani, ky i fundit u ka dalë më thikë në dorë, duke i detyruar të largohen.

Në ikje e sipër ata kanë goditur mikun e tij dhe i kanë marrë çantën me 1450 euro si dhe biçikletën.

A.D ka treguar në polici se autorët e grabitjës i janë prezantuar si efektivë të Antidrogës.

Autorët e sulmit janë identifikuar edhe pas verifikimit të kamerave të sigurisë të vendosura në zonë.