Braimllari i përgjigjet Veliajt: Do të dalësh para drejtësisë, Rama nuk të jep shans të kandidosh për bashkinë e Tiranës

Pasi është akuzuar dhe denoncuar në vazhdimësi nga Partia e Lirisë për përfshirje në afera korruptive Veliaj ju është përgjigjur kundërshtarëve  me vetëm një fjali se: Meta ka nostalgji për kohen e fuksave dhe prandaj nuk i pëlqen sot Tirana e urbanizuar.

Lidhur me këtë reagim të Veliajt Braimllari thotë se  Erion Veliaj do të jetë shumë shpejt përpara drejtësisë dhe nuk do ta ketë shansin që të jetë kandidat në garën e ardhshme të bashkisë së Tiranës pasi këtë shans vetë Edi Rama nuk ka për t’ia dhënë.

Endrit Braimllari: Ne na shqetëson trafiku i Tiranës, betonizimi i Tiranës pastrimi i parave dhe lidhja e ndragëtës, tarifat e larta.  Erion Veliaj është personazh komik në bashkinë  e Tiranës është tej mase i korruptuar dhe është një personazh që e nisi karrierën e tij duke premtuar se nuk do të ketë kulla në Bashkinë e Tiranës dhe ka betonizuar të gjithë Tiranën. Mandatin dhe besim dhe votën e qytetarëve e mori për një premtim që dha që nuk do të ndërtojë kulla por do t’ju shërbejë qytetarëve por ndodhi e kundërta. Besoj se Erion Veliaj do të jetë shumë shpejt përpara drejtësisë dhe nuk do ta ketë shansin që të jetë kandidat në garën e ardhshme të bashkisë së Tiranës pasi këtë shans vetë Edi Rama nuk ka për t’ia dhënë.

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari gjatë një interviste për Ora news me gazetarin Everest Dedaj deklaroi se sot kemi një sistem korruptiv, klienteliste, një sistem të pastrimit të parave në bashkinë e Tiranës, që drejtohet drejtpërdrejt nga Edi Rama nga Erion Veliaj.

Endrit Braimllari: Ne sot kemi një sistem korruptiv, klienteliste, një sistem të pastrimit të parave në bashkinë e Tiranës, që drejtohet drejtpërdrejt nga Edi Rma nga Erion Veliaj. Kemi dhe incineratorin e Tiranës që Veliaj është përgjegjësi kryesor dhe Partia e Lirisë mendon se kjo është një çështje që përfshin Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kabinetin e tij ndaj ne do ti shkojmë deri në fund kësaj çështje për të zbardhur të vërtetën. Kjo nuk na pengon dhe nuk na jep indicie për garë në Bashkinë e Tiranës. Partia e Lirisë do të jetë një forcë përcaktuese serioze e fortë e konsoliduar e mirëorganizuar për të sjellë ndryshimin në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Në konferencën e sotme për shtyp Ish Presidenti tregon se Tirana është prioritet i tij, por pa dhënë përgjigjen përfundimtare nëse kryeqyteti mund të jetë bashkia që e josh Ilir Metën për zgjedhjet vendore.