Agjentët e FBI-së bastisin shtëpinë e Donald Trump në Florida
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur kundër ish-presidentit Donald Trump, dhjetëra agjentë të FBI-së kanë bastisur shtëpinë e tij në Florida në mënyrë të paparalajmëruar. Trump e quajti rastin si një gjueti shtrigash për ta parandaluar atë që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
Agjentët e FBI-së mësynë rezidencën e Donald Trump në Mar-A-Lago në Florida mbrëmjen e së hënën, një lëvizje të cilën ish-presidenti e quajti një persekutim politik.
Ndërsa Departamenti i Drejtësisë nuk e ka komentuar zyrtarisht operacionin, mediet raportuan se mësymja mund të ketë qenë e lidhur me kutitë e klasifikuara të dokumenteve që Trump mori nga Shtëpia e Bardhë, duke cituar persona të njohur me çështjen.
"Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, ndërsa shtëpia ime e bukur në Florida është aktualisht nën rrethim dhe e okupuar nga një grup i madh agjentësh," dekalroi Trump.
Dhjetëra mbështetës të ish-presidentit shprehën solidaritetin duke grumbulluar përpara shtëpisë së Donald Trump.
Republikani në deklaratën e tij të bërë të hënën në mbrëmje shtoi se një mësymje e tillë nuk i ka ndodhur kurrë një presidenti amerikan më përpara.
Sipas Trump, bastisja ishte e paparalajmëruar dhe agjentët kishin hyrë në kasafortën time.
Ai e quajti operacionin të papërshtatshëm duke e quajtur atë si një armë të sistemit të drejtësisë nga demokratët të cilët nuk duan që ai të kandidojë për president në 2024.
"Ky është një sulm nga demokratët e majtë radikalë të cilët dëshpërimisht nuk duan që unë të kandidoj për president në 2024, sidomos sipas sondazheve të fundit. Ata do të bëjnë gjithçka për të ndaluar republikanët dhe konservatorët në zgjedhjet afatmesme. Një mësymje e tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e botës së tretë," tha ai.
New York Times raportoi se mësymja e FBI-së ka të bëjë me 15 kuti materialesh duke përfshirë shumë faqe dokumentesh të klasifikuara që dyshohet se ish-presidenti mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021.
Ndërsa në deklaratën e tij, ish-presidenti nuk përmendi asnjë material, ai solli në vëmendje kohën kur Hillary Clinton ishte zonja e Parë e SHBA-ve mori mobilje antike dhe sende të tjera nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk u ndoq penalisht as për fshirjen e 30 000 e-maileve.
Të shumta ishin reagimet nga zyrtarët dhe ish-zyrtarët republikanët të cilët shtonin se FBI do të duhet të ndiqte penalisht djalin e ish-presidentit Biden, Hunter ndërsa ky i fundit ka shkaktuar një seri skandalesh në vitet e shkuara, ngjarje të cilat janë zbuluar së fundmi.
