Aksident në aksin Kardhiq - Sarandë, "BMW-ja" përplaset me "Benz-in"

Dy automjete janë përplasur në aksin Kardhiq-Sarandë paraditen e sotme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për shkak të përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët, mes tyre dhe tre të mitur u dërguan për ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

"Sot, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar, një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A. G. është përplasur me një automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin B. S. dhe pasagjerë 3 shtetas të mitur.

Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.