Malësia e Kurbinit në flakë, famullitari: Po thithim vetëm tym, situata jashtë kontrollit

Në Malësine Kurbinit dhjetëra hektarë pyje vijojnë të digjen. Prej një jave zjarri atje po përhapet, ndërsa famullitari i Milotit thotë se ka munguar ndërhyrja në kohë nga institucionet përgjegjëse. Aktualisht atje janë 3 vatra aktive zjarri.

Zjarri i rënë prej më shumë se 1 javë në Malësinë e Kurbinit, vijon të jetë aktiv.

Sipas të dhënave zyrtare deri tanë janë djegur nga flaket rreth 200 hektarë pyjë në fshatrat Skuraj, Gallat, Vinjoll dhe Mal Bardhë, ndërsa ndërhyrja nga ajri që u realizua ditën e hënë nuk dha shumë rezultat, pasi vatrat e zjarrit janë të përhapura në disa drejtime.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Famullitari i Milotit Giovani Nitti e konsideron të papranueshme neglizhencen e insitucioneve përgjegjëse të cilët nuk kanë ndërhyre në kohë për shuarjen e zjarrit, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

"Marrim tym, tym, tym. Kemi disa ditë që po punojmë me fëmijët dhe po thithim vetëm tym. Është e pamundur.

Po si ka mundësi?! Duhet ndërhyrje, nuk mund të lesh një vend të digjet për një javë, kur aty ka njerëz që banojnë. Janë fëmijët. Ne po bëjmë kampet verore," thotë ai.

Që prej rënies së këtij zjarri zona e Kurbinit është mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi, duke veshtiresuar jetesen e banoreve.

Sipas të dhënave më të fundit aktualisht janë 3 vatra zjarri aktive, por që nuk përbëjnë rrezik për zonen e banuar.