Lezhë/ Policia gjen 50 vjeçarin pa jetë në banesë. Kishte tre ditë që kishte vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2022, 13:34
Një person është gjetur i vdekur brenda në banesën e tij private në zonën e 11 janarit në Lezhë.
Viktima, i identifikuar si Fatos Zyka, i moshës 50 vjeçare jetonte i vetëm në një shtëpi me qira. Mendohet se ka ndërruar jetë 3 ditë më parë.
Kanë qenë fqinjët që kanë ndjerë aromën e rëndë dhe kanë sinjalizuar policinë në lidhje me rastin.
Tashmë kanë nisur hetimet për rastin.

Foto: Banesa private e viktimës

Foto: Banesa private e viktimës
