Vrasja në Maliq/ Fshatarët miq që u bënë armiq për "stallën e bagëtive"

Një person ka vrarë fqinjin e tij në Maliq, mbrëmjen e së hënës. Viktima dhe autori i ngjarjes së rëndë, mësohet se ishin konfliktuar për një stallë bagëtish, ndërsa sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës ndërsa viktimë mbeti Nesti Sotiri 60 Vjeç.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, 8 gusht 2022 në Fshatin Rëmbec të Maliqit.

Pas një konflikti mes dy fqinjëve mësohet se njëri prej tyre ka mbetur i vdekur.

Velo Hazisllari, ka varë me thikë fqinjin  tij 60-vjeçar Nesti Sotiri.

Burimet për Ora News thanë se dy personat kishin pasur një sherr verbal, i cili ka agravuar në sherr fizik dhe në përdorimin e thikës nga ana e Hazisllarit, i cili fillimisht ka plagosur Sotirin e më pas ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Korçës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në spital për shkak të disa plagëve ka shkuar edhe autori i ngjarjes i cili po merr merr mjekim nën arrest.

Paraprakisht dyshohet se shkak për konfliktin mes fqinjëve është bërë një pronë, e cila ligjërisht nuk i përket asnjërit, por mbi të ishte e ndërtuar një stallë bagëtish, dhe që prej 1991 të dy i kishin futur bagëtitë në këtë stallë, por pas 30 vitesh të dy  pretenduan pronësinë e saj.

Vëllai i autorit u shpreh i tronditur nga ngjarja e rëndë.

“Nuk di gjë sapo kam ardhur nga Greqia. Ishim bashkëfshatarë. Në vitet që unë kam qenë këtu shumë shok, shumë të dashur, shumë të respektuar. Nuk di” tregon ai.

Që prej shembjes së sistemit komunist, pronat kanë shkaktuar përplasje të herëpashershme jo vetëm mes qytetarëve dhe shtetit, por edhe mes personave të ndryshëm.