Malësi e Madhe/ Digjet kolektori kryesor i Ujësjellësit në fshatin Gruemire, ndërpritet furnizimi me ujë
Nga Bepin Kolvataj Përditësimi i fundit 9 Gusht 2022, 09:23
Kolektori kryesor i Ujësjellësit në fshatin Gruemire të Malësisë së Madhe është djegur e për pasojë banorët e tij kanë mbetur pa ujë.
Gazetari i Ora News informon se Administratori i Ujësjellës - Kanalizime Malësi e Madhe, Ndoc Prela, ka bërë me dije se defekti është tepër i rëndë, pasi është djegur kolektori 300, i cili është kryesori.
Ndërkohë infromon ai, po punohet me kapacitet të plote për riparimin e tij.