Premier League “vishet” kuqezi, pas Brojës një tjetër lojtari i Kombëtares gati për debutim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2022, 21:58
Thomas Strakosha është gati për aventurën angleze me Brentford. Pas 8 viteve te Lazio, portieri i Kombëtares Shqiptare u zhvendos në Premier League ku veshi fanellën e Brentford ku do të debutojë ditën e nesërme në ndeshjen e parë sezonale kundër Leicester City.
Numri 1 ka realizuar ëndrrën për të qenë pjesë e kampionatit anglez dhe në ndeshjen e orës 15.00 mund të zbresë në fushë titullar edhe pse konkurrenca është e madhe.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Strakosha shkruan: “Përgatitjet parasezonale përfunduan, tani është momenti i spektaklit”.
View this post on Instagram
Broja dhe Strakosha janë dy lojtarët e Kombëtares Shqiptare që aktivizohen në Premier League ndërsa Rey Manaj është pjesë e Championship me Watford.
