Soros nis ‘luftën’ kundër guvernatorit të Floridës
Prokurori i financuar nga Xhorxh Soros dhe i shkarkuar nga shteti i Floridës pasi refuzoi të kriminalizonte abortin dhe ata që ofronin medikamente për ndryshimin e gjinisë së fëmijëve ka thënë se po nis luftën ndaj guvernatorit Ron Desantis.
Prokurori i Floridës i financuar nga filantropi George Soros ka nisur hakmarrjen ndaj guvernatorit republikan pasi ky i fundit e shkarkoi të enjten pasi refuzoi të zbatonte ligjet për ndalimin e abortit dhe për ndryshimin e gjinisë te fëmijët.
Juristi ka akuzuar guvernatorin Ron Desantis se po përpiqet të përmbyste demokracinë.
Andrew Warren ka shkruar në Twitter se guvernatorit i Floridës po shkel votën e qytetarëve.
Warren, fushata zgjedhore e të cilit u financua nga George Soros në 2016 nuk specifikoi se çfarë do të ndërmarrë kundër DeSantis.
DeSantis pezulloi Warren të enjten, duke thënë se juristi nga Tampa po vihej mbi ligjin, pasi u zotua se nuk do të ndiqte penalisht askënd për kryerjen e aborteve të paligjshme.
Po ashtu juristi nuk do të kriminalizonte ata që ofronin medikamente për ndryshimin e gjinisë te fëmijët.
Ndërsa Florida nuk ka miratuar ende një ndalim për ndryshimin e seksit të fëmijëve, abortet pas 15 javësh shtatzënie kanë qenë të paligjshme në shtet që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e rrëzoi ligjin federal për abortin në qershor të këtij viti.
Filantropi me origjinë hungareze pretendohet se ka shpenzuar rreth 40 milionë dollarë gjatë dekadës së fundit për të ndihmuar në zgjedhjen e rreth 75 prokurorëve të së majtës në Shtetet e Bashkuara duke përfshirë postet e kreut të akuzës së qarkut në rreth gjysmën e 50 qyteteve më të mëdha të Amerikës.
