Burri godet ish-bashkëshorten me hark dhe më pas vret veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2022, 17:22
Një burrë me banim në Torre di Mosto (Venecia) ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij duke përdorur një hark, me të cilin më pas vrau veten në garazhin e shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (8 gusht 2022).
Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes nga policia, burri ka goditur gruan me një hark ndërsa ajo ishte brenda makinës së saj në qendër të qytetit,.
I bindur se e kishte vrarë, ai më pas ka shkuar në shtëpi dhe me të njëjtën armë ka gjuajtur drejt vetes së tij dhe ka ndërruar jetë.
Gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore.
