FBI-ja i bastisi shtëpinë, stafi nxjerr zbuluar Trump: Gjenim copa dokumentesh në tualet kur ai ishte president

FBI-ja amerikane bastisi mbrëmë shtëpinë e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump. Aksioni u bë në kuadër të një sërë hetimesh mbi disa dokumenta zyrtare nga Arkiva shtetërore.
Në muajin shkurt ishte pikërisht ajo që kërkoi një hetim ndaj ish-presidentit mbi mënyrën se si ai i ka menaxhuar dokumentet shtetërore e presidenciale.
Mirëpo dicka tjetër ka dalë në dritë. Sipas BBC stafi i Shtëpisë së Bardhë gjente mjaft copa letrash e dokumentesh të hedhura në tualet.
Ata ndonjëherë gjenin copa letre që bllokonin tualetin ndërsa Trump ishte President.
Një gjë e tillë duket se ka frymëzuar dhe gazetaren e New York Times, Maggie Haberman për të shkruar një libër pikërisht për këtë.
Haberman ka marrë foto që ajo thotë se tregojnë letra në një prej tualetëve në Shtëpinë e Bardhë duke e postuar atë në faqen e saj zyrtare në Twitter.
????FIRST on @axios: Trump’s telltale toilet … @maggieNYT obtained these photos ahead of the Oct. 4 publication of her book “Confidence Man”
— Mike Allen (@mikeallen) August 8, 2022
Source tells her pic on the left shows a White House commode
Pic on the right is from a Trump overseas trip https://t.co/6opWty4kjd
