Plas keq në Turqi/ Deputeti bashkë me truprojën e tij rrahin gazetarin në mes të emisionit (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Turqi në një studio televizive, ku deputeti i Partisë Demokratike, Kemal Engihurt ka sulmuar gazetarin, bashkë me truprojën e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Konflikti mendohet se ka nisur pas një komenti të gazetarit Latif Simsek mbi një vendim që Gjykata e të drejtave të njeriut kishte marrë për lirimin e aktivistit Osman Kavala e që Turqia nuk po e respektonte.

“Të gjithë do ta respektojnë vendimin që është marrë. Askush nuk mund të nënvlerësojë gjyqtarët, prokurorët dhe policët e këtij vendi”, tha gazetari Latif Simsek.

Engihurt, i irrituar nga komentet e gazetarit, i kërkoi atij të ndalonte këtë retorikë mbështetjeje. 

Debati ka vazhduar dhe befas deputeti është ngritur dhe ka filluar të kërcënojë e shajë gazetarin.

Më pas, transmetimi u ndërpre dhe pasoi një pushim reklamash ndërsa përplasja vizike është regjistruar nga kamerat, por pa u transmetuar në televizion.