Tajvani i kundërpërgjigjet Kinës, nga e marta nis stërvitjet ushtarake me artileri të rëndë

Tajvani ka zgjedhur të mos qëndrojë duarkryq ndaj kërcënimit që vjen nga Pekini. Ndërsa këta të fundit nuk po heqin dorë nga stërvitjet ushtarake kombit ishullor, Taipei ka njoftuar se do të kundërpërgjigjet me stërvitje treditore.

Edhe Tajvani do të nisë stërvitjet e tij ushtarake përreth ishullit të cilat përfshijnë përdorimin e artilerive të rënda.

Stërvitjet e ushtrisë tajvaneze pritet të mbahen nga e marta deri të enjten.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ato vijnë në një kohë kur ushtria kineze gjendet prej një jave fare pranë kombit ishullor duke zhvilluar stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë fill pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi në Taipei.

Të hënën ushtria e Pekinit ka thënë se do t’i zhvillojë stërvitjet ushtarake pranë ishullit të Tajvanit në mënyrë rutinë.

Ato ishin planifikuar që të përmbylleshin mbrëmjen e së dielës.

Megjithëse Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dy ushtritë e dy vendeve nuk e kalojnë të ashtuquajturën Linjë mesatare, e cila shërben si një vijë kufitare jozyrtare.

Që nga fillimi i javës së kaluar, anijet luftarake dhe avionët kinezë vijuan stërvitjet duke hapur sulm pranë brigjeve të Tajvanit.

Media shtetërore kineze i përshkruan në mënyrë të përsëritur stërvitjet si një provë për një operacion ribashkimi me forcë, ndërsa Taipei argumentoi se manovrat janë të barabarta me një bllokadë të ishullit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se marina e saj po gjurmonte lëvizjen e anijeve kineze.