Kremtohet Dita e Ashures, miliona myslimanë në të gjithë botën kryejnë ritualin e zisë
Miliona myslimanë në të gjthë botën kremtojnë ditën e Ashures, duke përkujtuar vrasjen e nipit të Profetit Muhamed, Imam Huseinit, në shekulln e shtatë. Në Teheran besimtarët mbajnë rituale zie në të gjithë vendin dhe dëgjojnë elegji në përkujtim të Ashures.
Miliona muslimanë anembanë botës kremtojnë ditën e Ashures, e cila përkujton përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit, Imamit të tretë të Shiitëve dhe nipit të Profetit Muhamed. Ashurja, dita e 10-të e muajit Muharrem, përkoi me të hënën në Iran.
Të veshur me të zeza, muslimanët shiitë mbajnë rituale zie për të kujtuar Imam Huseinin, i cili u martirizua së bashku me 72 shokët e tij në Betejën e Qerbelasë, në Irakun jugor, në vitin 680 pas Krishtit, pasi luftuan me guxim për drejtësi kundër mijëra ushtarëve të kalifit Umajad, Jezidi I.
Iranianët mbajnë rituale zie në të gjithë vendin dhe dëgjojnë elegji në përkujtim të Ashures, ndërsa dashamirës shpërndajnë ushqime, të njohura përgjithësisht si nazri.
Në prag të Ashures, vajtuesit kujtojnë Hazret Abbas ibn Ali, gjysmëvëllain e Imam Huseinit, i cili ra dëshmor pak para Imam Huseinit teksa përpiqej t'u sillte ujë grave dhe fëmijëve në kampin e Imam Huseinit.
Myslimanët shiitë në mbarë botën gjithashtu respektojnë ritualet e zisë, ndërsa qindra mijëra pelegrinë nga Irani dhe vende të tjera shkojnë në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë, ku ndodhet faltorja e shenjtë e Imam Huseinit.
Ceremonitë e Ashures simbolizojnë qëndrimin e përjetshëm dhe të palëkundur të së vërtetës kundër gënjeshtrës dhe luftën e njerëzimit kundër padrejtësisë, tiranisë dhe shtypjes, arsye për të cilin ra dëshmor Imam Huseini.

