I akuzuar për përdhunim e trafikim, përdoruesit e TikTok të revoltuar për gjuhën seksiste të influencerit amerikan Andrew Tate

I akuzuar për përdhunim e trafikim, përdoruesit e TikTok të

TikTok po përballet presion për të hequr videot e një influencuesi dhe ish-yllit të Big Brother, i cili është akuzuar për përhapjen e përmbajtjes së 'kulturës së përdhunimit' tek audienca nën 13 vjeç në platformë.

Kikboksieri britaniko-amerikan Andrew Tate, 35 vjeç, u rrit në një pronë në Luton, si djali i një asistenti të hotelierisë dhe një mjeshtri amerikan shahu.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por në tre muajt e fundit njeriu i përshkruar si 'mbreti i maskilizmit toksik' është kërkuar në Google më shumë se Donald Trump apo Kim Kardashian.

Sot, ai ka një pasuri rreth 24 milionë paund, me miliona ndjekës të mediave sociale.

Karriera e ish-konkurrentit të Big Brother ka qenë e zhytur në polemika, me akuza për mizogjini, racizëm dhe trafikim njerëzor gjatë 6 viteve të tij në qendër të vëmendjes.

I akuzuar për përdhunim e trafikim, përdoruesit e TikTok të

Pavarësisht një karriere të suksesshme në kikboks ku fitoi dy tituj ndërkombëtarë, ngritja spektakolare e Tate në famë është lidhur me përhapjen e adoleshentëve britanikë duke përdorur platformën TikTok.

Në videot e tij ai ka folur për përgjegjësinë që duhet të mbanin viktimat e përdhunimit duke sulmuar e bullizuar hapur gjininë femërore.

Në një video të shpërndarë në internet, në të cilin ai tregon se si do ta sulmonte një grua nëse ajo e akuzonte për tradhti, Tate thotë:

"E përplas përtoke, një goditje në fytyrë dhe duke e kapur për qafe i them Pusho ....'

Organizatat kryesore bamirëse të abuzimit në familje kanë paralajmëruar se një përmbajtje e tillë është jashtëzakonisht mizogjene dhe ka potencialin të radikalizojë burrat duke sjellë një problem madhor në jetën shoqërore.

I akuzuar për përdhunim e trafikim, përdoruesit e TikTok të

Videot e tij kanë një përmbajtje plotësisht të dhunshme dhe aspak njerëzore duke promovuar dhunën ndaj grave, abuzimin dhe trafikimin si dhe trajtimin e tyre në mënyrë çnjerëzore.

Një video madje tregon një grua të dhunuar teksa ai i thotë të numërojë se sa të gërvishtura dhe shenja ka, që dyshohet t'ja kishte bërë vetë ai.

Ndërsa në një tjetër ai tregon se si i theu nofullën një gruaje kur ajo i rrëzoi aksidentalisht telefonin nga dora në një klub nate.

I akuzuar për përdhunim e trafikim, përdoruesit e TikTok të  I akuzuar për përdhunim e trafikim, përdoruesit e TikTok të