Ukrainë/ Sulmet në centralin bërthamor, kreu i agjencisë: Për mrekulli u shmang një katastrofë, por këto nuk zgjasin përgjithmonë

Ukraina ka akuzuar forcat ruse të dielën për lëshimin e raketave në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke rritur më tej frikën për një aksident, një ditë pasi mbikëqyrësi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se luftimet në centralin bërthamor rrezikonin një "katastrofë bërthamore".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kjo është hera e dytë që goditet fabrika, e cila është më e madhja e këtij lloji në Evropë. Ukraina dhe Rusia, nga ana tjetër kanë fajësuar njëra-tjetrën për të dyja sulmet.

Raketat e lëshuara të shtunën mbrëma goditën pranë një magazine, ku mbahen 174 kazanë me karburant të harxhuar bërthamor, sipas Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës.

Bombardimet shpërthyen dritaret në pjesë të uzinës dhe një punëtor u shtrua në spital me plagë të prera.

“Me sa duket, ata synuan posaçërisht kontejnerët me karburant të përpunuar, të cilët ruhen jashtë, pranë vendit të granatimeve”, tha kompania në një deklaratë në Telegram.

"Tre detektorë të monitorimit të rrezatimit u dëmtuan gjithashtu të shtunën, duke bërë që "zbulimi në kohë dhe reagimi i shpejtë ndaj përkeqësimit të situatës së rrezatimit ose rrjedhjes së rrezatimit nga kazanët e karburantit bërthamor të harxhuar shmangën katastrofën", tha Energoatom.

“Këtë herë një katastrofë bërthamore u shmang për mrekulli, por mrekullitë nuk mund të zgjasin përgjithmonë”, shtoi ai, raporton CNN.