Tragjedia e Himarës boshatis detin nga mjetet lundruese
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 5 Gusht 2022, 11:52
Asnjë mjet lundrues sot ( 5 gusht 2022) nuk ka dal në det.
Drejtori i ri i Drejtorisë së Kufirit të Vlorës Eduart Sulejmani është shprehur se asnjë mjet lundrues nuk do qarkullojë në ujrat e bregdetit të qarkut të Vlorës.
Janë duke u kontrolluar të gjitha dokumentacionet e mjeteve lundruese kryesisht Gomone, Skafe por dhe ato pak Jet Sky.
Sulejmani është shprehur se mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentash, që nga ato të mjetit, liqencë turistike, nipt të regjistruar në QKR, kontrat me zyrën e punës, të jenë të sigurar etj. Në qoftë se do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues.
