"Rama do përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë", thotë Meta. PL do bashkëpunojë me këdo do rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se do të bashkëpunojë shumë ngushtë me Partinë Demokratike për të rrëzuar qeverinë Rama. Këtë e akuzon se po zhvat miliona euro nga incineratorët dhe  përfituesi kryesor i çmimeve të karburanteve.

“Do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët dhe forcat politike që e kanë seriozisht përmbysjen demokratike dhe të shpejtë përpara se vendi të rrokulliset përfundimisht në humnerë, sepse edhe borxhi nuk është real dhe kjo qeveri për këtë është jo transparente. Edhe arbitrazhet ndërkombëtare i kthyen në biznes" tha Meta i pyetur nga gazetarët.

Më tej Meta tha se: "Koha e riedukimit dhe mjekimit të detyruar të Ramës po i vjen"

Ilir Meta: "Do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është retorikë por premtim për të gjithë këtë sadizëm që ka treguar në qeverisjen e tij. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli, ose në dhomën 4 në spitalin psiqiatrik me policin tek dera'

Ai u ndal dhe tek pushteti vendor.

Ilir Meta: Nuk gjeni dot një vend në Afrikën më të humbur, që të mos ketë një këshilltar opozitar. Tani u kujtuan këta që qenka situata e rëndë e bashkive, që morën borxhe pafund, i frynë administratat pa fund, kanë kryer supervjedhje pafund, sepse nuk ka pasur kush ti denoncojë, e kanë shkatërruar financat e bashkive. Tani shpikin administratorët, falimentin e bashkive në kundërshtim të qartë me parimin e autonomisë dhe të neneve të Kushtetutës.

Kjo tregon që kur na duhen vota shtojmë administratën, patronazhistët fryjmë preventivët, bëjmë gjithçka për të vjedhur e bërë vota. Kur shtrëngohet situate me borxhet shpikim administratorët. Po ato të emëruar nga PS-ja janë, të gjithë administratorë përveç kryetarëve të bashkive që u zgjodhën më 6 mars.

Kjo tregon që kur na duhen vota shtojmë administratën, patronazhistët fryjmë preventivët, bëjmë gjithçka për të vjedhur e bërë vota. Kur shtrëngohet situate me borxhet shpikim administratorët. Po ato të emëruar nga PS-ja janë, të gjithë administratorë përveç kryetarëve të bashkive që u zgjodhën më 6 mars"