"Pse Sali Berisha ka fajin! Turp për Çuçin!" Meta hesht për presidentin reagon për ministrin e Brendshëm
Kur kanë kaluar tre ditë nga tragjedia në Himarë, presidenti Bajram Begaj nuk ka bërë asnjë deklaratë. I pyetur Ilir Meta nëse do jepte ndonjë koment nuk pranot të komentonte por komentoi reagimin e Ministrit Çuçi.
“Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë se kur flet apo nuk flet presidenti është çështje e tij. Nuk është etike për mua që të shprehem për këtë çështje por turp të ketë ministri i Brendshëm që në vend që të shprehet pas 3 ditësh dhe të bëjë një ngushëllim merret me Sali Berishën. Pse Sali Berisha e ka fajin që ka mbushur policinë me policë të droguar, kthen në polici ata që janë dënuar, apo pse nuk ka nxjerrë një komunikatë të qartë për ngjarjen. Pse Sali Berisha e ka fajin për ngjarjen e Elbasanit? Kur dalin të fortët policia shtrihet barkas. Të tillë polici kanë krijuar” tha Meta në konferencë për median
Më tej Meta duke iu drejtuar kryeministrit Rama tha: Koha e riedukimit dhe mjekimit të detyruar po i vjen"
