Gjendet e vdekur shqiptarja emigrante në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Greqi. Një 29-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj.

29-vjeçarja u gjet mëngjesin e së enjtes (4 gusht 2022) e varur në shtëpinë e saj në një zonë afër fillimit të rrugës Ekklesion në qytetin Lamia.

Sipas raportimit të mediave lokale, era e rëndë që vinte nga shtëpia e të resë, e kombinuar me faktin se prej ditësh nuk e kishin parë, ngjallën dyshimet tek fqinjët se diçka e keqe kishte ndodhur dhe kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë , të cilët me të hyrë në shtëpi janë gjendur përballë pamjes makabre. 29-vjeçarja kishte të lidhur një litar në fyt me të cilin i kishte dhënë fund jetës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia nga provat e para flet për një vetëvrasje që duhet të ketë ndodhur 4-5 ditë më parë,  bazuar kjo dhe në gjendjen në të cilën ndodhej trupi.

Nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan të renë në këtë veprim fatal duke i dhanë fund jetës. Sipas raportit nuk u gjet asnjë shënim apo ndonjë gjë tjetër për të dhënë shpjegim.