Cërrik/ Parandalohet krimi në familje, djali tenton të vrasë të atin me kosoren e barit

Një vrasje është parandaluar në qytetin e Cërrikut, ku një 29 vjeçar ka tentuar të godasë me mjet prerës babanë e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme ku policia ka marrë njoftimin për një konflikt në familje , në fshatin Klos, të Cërrikut, ku i riu me probleme të shëndetit mendor ka tentuar të vrasë të atin, pas një konflikti.

"Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (kosore) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën," njofton policia.

Ndaj të riut B. Sh., 29 vjeç rëndon akuza e "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.