Ishte në dhomë me yllin amerikan që vdiq në hotelin në Firence, ja çfarë ndodhi atë natë me gruan që kërkoi ndihmë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e ish yllit amerikan të rugbit në një hotel në Fiernëce.

Gruaja që vrapoi e mbuluar me gjak dhe duke bërtitur 'më ndihmo' pasi i dashuri i saj vdiq në dhomën e tyre të hotelit italian, ishte viktimë e një 'sulmi tronditës dhe të dhunshëm'.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Agjentja e pasurive të patundshme Jennie Platt u dërgua me urgjencë në spital ku i nevojiteshin tre operacione pasi u rrah keqas nga i dashuri i saj Ricky Bibey, 40 vjeç, i cili vdiq nga një atak i dyshuar në zemër në incidentin e tmerrshëm në hotelin në Firence.

Prokurorët që hetonin sulmin iu desh të prisnin më shumë se një javë për të biseduar me Jennie dhe për të marrë dëshminë e saj për për shkak të shkallës së plagëve të saj dhe vetëm tani ajo ka dalë nga spitali dhe është lejuar të kthehet në shtëpi, por do të ketë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Duke folur ekskluzivisht për MailOnline, një mik i familjes tha:

 'Jennie është e shkatërruar. Ajo është viktimë e një sulmi tronditës dhe të dhunshëm në dhomën e hotelit nga duart e burrit me të cilin kishte një lidhje afatgjatë.

Ajo është një grua e fortë që drejton një biznes të suksesshëm dhe po përpiqet dëshpërimisht të pajtohet me atë që i ka ndodhur dhe veprimet e Ricky-t para vdekjes së tij."

Më pas shtuan: “Ajo ka bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar autoritetet italiane për të zbuluar se ç’ndodhi atë natë, duke folur si dëshmitarë dhe viktimë e një dhune në familje. Jennie ka qenë me Ricky për tre vjet. Ata shkuan në Firence për pushime dhe Ricky ishte përballur me probleme të shëndetit mendor kohët e fundit, gjë që u theksua shumë në gjashtë muajt e fundit.

Ky udhëtim kishte për qëllim ta kthente në rrugën e duhur, por përfundoi në tragjedi. Ata kishin dalë atë mbrëmje dhe u kënaqën në Firence. Jennie është me fat që është me ne. Ajo ka pësuar lëndime të rënda, përfshirë në sy dhe aktualisht është në karrige me rrota.”

Sipas autopsisë ai vdiq nga një atak në zemër dhe megjithëse rezultatet e toksikologjisë ende nuk janë konfirmuar, policia thotë se kishte konsumuar kokainë dhe alkool, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e tij.

“Jennie i ka shpjeguar policisë se natën që Ricky vdiq, ai ishte plotësisht jashtë kontrollit dhe se e kishte dhunuar atë”, tha avokati i saj.