Ukraina nis shitjen e energjisë elektrike drejt BE-së

Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë me shitjen e energjisë elektrike në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa Kievi pret që këto shifra të rriten gjatë ditëve në vijim. Lajmi vjen vetëm një ditë pas zhbllokimit të eksportit të drithërave, ndërsa bota kërcënohet dhe nga krizë ushqimore.

Kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo, Volodimir Kudritskyi, ka njoftuar se Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë me shitjen e energjisë elektrike në BE.

Ai madje theksoi se këta numra pritet të rriten ndjeshëm në muajt e ardhshëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ukraina filloi me eksportimin e energjisë elektrike në BE përmes Rumanisë gjatë 1 korrikut. E kjo lëvizje erdhi në kohën kur BE-ja po tenton të largohet nga nafta dhe gazi rus, si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë.

“Sot, të ardhurat nga eksportet që kishim me një kapacitet 100 Megavat, në muajin e parë na sollën më shumë se 700 milionë hryvnia, si operator i sistemit energjetik, për qasje në rrjetet e energjisë ndërshtetërore," shtoi Kudrytskyi.

Në vijiim kreu i operatorit të rrjetit elektrik Ukrenergo tha se eshtë e qartë se me rritje të volumit të eksportit të lejuar, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm.

Pas më shumë se 5 muajsh bllokadë, këtë të hënë nisi zyrtarisht edhe eksporti i drithit nga portet ukrainase. Kombet e Bashkuara dhe Turqia po asistojnë në proces ndërsa globi është në prag të krizës ushqimore.

Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje, së bashku me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara më 22 korrik për të zhbllokuar eksportet e drithërave nga tri portet ukrainase, pasi ato u bllokuan qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ukraina dhe Rusia janë dy prej eksportuesve më të mëdha në botë të drithërave.

Marrëveshja e arritur në Stamboll mundëson që miliona tonë grurë dhe plehra të mund të transportohen në mbarë botën, e cila po përballet me krizë ushqimore.