(VIDEO) Burri tregon tmerrin se si gruaja i vdiq para syve gjatë hedhjes me litar: U shtyp para syve të mi, ishte e frikësuar
Një burrë ka treguar tmerrin se si gruaja e tij pati fundin tragjik gjatë hedhjes së lirë me litar prej 100 metrash në tarracën e një hoteli.
“Gruaja ime u shtyp para syve të mi”, tha Alexander Tkachenko.
Yevgenia Leontyeva, 33 vjece, kishte hezituar të bënte kërcimin nga çatia e një hoteli, edhe pse ajo e kishte bërë këtë më parë.
Dëshmitarët thanë se Yevgenia ishte dukur e frikësuar, por ata dëgjuan instruktorin Alexander Muznikas, 33 vjec, duke e nxitur atë të hidhej.

Ai i tha asaj: 'Nuk është hera e parë që ju hidheni. Ti di si ta bësh. A të vura një parzmore sigurie?'
Ajo shihet më pas në videon rrëqethëse duke kërcyer nga taraca dhe bashkëshorti Alexander i tha: 'Të dua'.
Videoja e plotë, tregon se ajo përplaset në tokë përpara se të bjerë në një gardh hekuri para njerëzve të saj të dashur.
Sipas raporteve, litari që do ta mbante nuk ishte siguruar siç duhet në një pemë.
Kishte britma nga shikuesit në çati dhe vëzhguesit poshtë u panë duke nxituar për ta ndihmuar.
