Burri ndez cigaren teksa furnizon makinën me benzinë digjet vetë (Shikoni videon)

Ky është momenti kur një burrë i vuri flakën vetes aksidentalisht pasi ndezi një cigare në një pikë karburanti.
Pamjet e kamerave të sigurisë filmuan në një pikë karburanti në qytetin e Chelyabinsk në Rusinë perëndimore një burri i cili nxjerr çakmakun për të ndezur cigaren teksa po mbushte rezervuarin e makinës.
Pak sekonda më vonë shpërthen flaka.
Burri shihet duke vrapuar përpara dhe mbrapa në panik përpara se makina e tij të shpërthejë në flakë.
Më pas ai shihet duke vrapuar në pjesën e pasme të makinës dhe duke u përpjekur dëshpërimisht të hipë në sediljen e pasagjerit.
Ndërsa automjeti është përfshirë nga zjarri, burri i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra të errëta ulet në sediljen e shoferit.
Më pas ai ndez makinën dhe e largon nga pika e karburantit.
Disa sekonda më vonë ai shihet duke vrapuar përsëri te pompa e benzinës dhe duke marrë një pompë zjarrfikëse të cilin më pas e përdor për të shuar pjesën tjetër të flakëve.